Botë
Regjimi sirian humb kontrollin në Idlib
25.04.2015 15:22
Forcat e regjimit sirian kanë humbur kontrollin në provincën veriperëndimore Idlib, me çrast kanë humbur jetën të paktën 60 ushtarë...

Siç bën të ditur Observatoriumi sirian për të drejtat e njeriut, luftëtarë të Frontit Al Nusra dhe aleatët e tyre që nga e enjtja kanë filluar sulmin mbi qytetin Xhisër al Shugur, një nga bastionet e fundit të regjimit në Idlib.
"Pjesëtarë të Frontit Al Nusra dhe brigadat islamiste e kanë pushtuar pothuaj tërë qytetin, ndërsa forcat qeveritare janë tërhequr", deklaroi drejtori i Observatoriumit, Abdel Rahman.
Armata siriane kontrollon disa rajone në pjesën lindore të provincës Idlib, duke përfshirë edhe qytetin Arih, bazën ushtarake në Al Mastumi dhe bazën e aviacionit në Abu Duhur.
