Maqedoni
“Bomba e XXVI – të”: Punësime partiake dhe pazare parazgjedhore të pushtetit
25.04.2015 16:36
Keqpërdorime të ndërmarjeve shtetërore për punësime partiake midis koalicionit qeveritar VMRO – DPMNE dhe BDI në Gostivar...

Pretendimet e tilla u dëgjuan nga disa bisedat e përgjuara të cilat nga Gostivari i publikoi kryetari i dëgës së LSDM-së në këtë qytet Bllagojçe Tërpeski.
Në njërën prej bisedave ndëgjohet se si drejtori i ndërmarjes ELEM Vllatko Çingovski me drejtorin e HEC Gostivar, Aleksandër Levkovski meren vesh për punësime partiake.
“Pjesa e dytë e bisedave I vërtetojnë punësimet partiake në “HEC Mavrovë” dhe dëshmohet se shkohet deri në atë shkallë duke u pranuar njerëz me direktiva partiake edhe pse për ata persona jo vetëm që nuk ka hapësirë për të punuar por s’ka as punë“, shprehet kryetar i degës së LSDM-së në Gostivar, Bllagojçe Tërpeski.
Në një bisedë tjetër midis Antonio Milloshovskit me ish anëtarin e VMRO – DPMNE-së Darko Dimitrieski ndëgjohet se si kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta nuk do të kishte mundur ta mposhte oponentin e tij partiak Rufi Osmanin në zgjedhjet lokale të 2013-ës pa mbështetjen e VMRO-DPMNE-së.
Kjo konfimrohet nga Fatmir Besimi I BDI-së në një bisedë tjetër telefonike. Sipas bisedave të publikuara pazaret midis VMRO – së dhe BDI-së janë bërë edhe duke u keqpërdorur ligji I branitellave në parlament.
“Për Nikolla Gruevskin, branitellat, njerëzit që ishin të gatshëm të japin jetën për këtë shtet, nuk kanë kurfarë vlere. Për Gruevskin ato janë një kartë për të bërë pazare me BDI-në atëherë kur do të ketë nevojë. Do të dëgjoni se si Gruevski e ka menduar këtë manipulim që ligji asnjëherë most ë miratohet dhe të lihet anash PËR PAZARE me BDI-në“, shprehet kryetar i degës së LSDM-së në Gostivar, Bllagojçe Tërpeski.
Edhe në bombën e 26 – të të LSDM-së nuk munguan fyerjet e ministres të punëve të brendshme Gordana Jankullovksa drejtuar shqipëtarëve.
Në një bisedë me drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov ajo I quan shqipëtarët indijanë dhe fis i egër.
MERAL ISMAILI
