Botë

Osmani në Nju Jork, takime me Bajdenin dhe Blinkenin

27.09.2024 12:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti Bajden.

“Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë! Faleminderit presidentit Bajden dhe zonjës së parë dr. Bajden, për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ajo në Nju Jork është takuar edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Antoni Blinken. Osmani falënderoi Blinkenin, për mbështetjen e palëkundur të ShBA-së.

“Gjithmonë është mirë të takohesh me sekretarin amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju Jork nga presidenti Xho Bajden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të ShBA-së.”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.

Presidentja Osmani, po qëndron në ShBA në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Në Nju Jork po qëndron edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka realizuar një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetesh. (Gyltene Sinani, TVM2)