Taravari: Lufta më e rrezikshme, me viruse dhe mikrobe
27.09.2024 15:21
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në fjalimin e tij në takimin e Nivelit të lartë të organizuar nga OKB-ja, ka theksuar se lufta më e rrezikshme është ajo me viruse dhe mikrobe.
“Lufta më e re dhe më e rrezikshme është ajo me viruse dhe mikrobe. Taravari gjithashtu theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj luftës kundër kërcënimit global të rezistencës antimikrobike si një sfidë e rëndësishme për shëndetin publik dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor pas pandemisë KOVID-19.”
Me këtë rast, ministri Taravari bëri thirrje për bashkëpunim global për të luftuar Rezistencën Antimikrobike për të mbrojtur shëndetin e gjeneratave të ardhshme.
