Maqedoni
Nikolla Gruevski: Incidenti në Gushincë është rast serioz
25.04.2015 17:13
Incidenti ne Gushincë është rast serioz, Deklaroi në tribune partiake ne Oher Kryeminsitri Nikolla Gruevski...

Ai njëherit ka mohuar deklaratat se pushteti qëndron prapa këtij incidenti duke theksuar se identiteti i sulmuesve është i njohur për policinë.
“Goshinca është rast serioz në të cilin morën pjesë një grup i pjesëmarrësve, identiteti i të cilëve është i njohur për institucionet tona dhe për këtë është njoftuar Bashkësia ndërkombëtare dhe Institucionet në Kosovë. Sfida në këtë plan me siguri do të vazhdojë dhe kjo nuk guxon të vihet në raportet ditore politike. E shikoj opozitën si na akuzojnë se ne qëndrojmë prapa kësaj dhe më villet nga ajo retorikë anti-shtetërore dhe nga ai zinxhir i tërë i ngjarjeve që nuk është për çudi që më kujton vitin 2001. Dua t’u porosis të gjithë të përfshirëve. Nuk jemi në vitin 2001. Institucionet do të veprojnë me vendosmëri në kuadër të kompetencave të tyre, ndërsa nxitësit e kolonës së pestë duhet maksimalisht dhe me përgjegjësi të vendosen në rastin, sepse kjo nuk është politikë ditore dhe budallallëqet e tyre, kërcënimet, shpifjet dhe sjelljet mbi këtë rast kanë një kontekst tjetër”, shprehet kryeministri Nikolla Gruevski.
Sipas Gruevskit shteti është në pyetje prandaj deklarata e liderit të opozitës Zoran Zaev lidhur me këtë rast do ta vlerësojë si shprehje e kapacitetit të tij dhe mosinformimit.
Kjo aspak nuk është situatë naive. Prandaj lus që të përmbahen nga spekulimet’, deklaroi Gruevski.
GYLTENE SINANI
