Piter Fejt: Në Maqedoni ka keqpërdorim të pushtetit
Diplomati Piter Fejt vleërson se në Maqedoni ka keqpërdorim të pushtetit, por BE-ja...

Diplomati Piter Fejt vleërson se në Maqedoni ka keqpërdorim të pushtetit, por BE-ja nuk mund ta thotë këtë derisa nuk vjen te një hetim serioz mbi përmbajtjen e bisedave që i publikon opozita.
Fejt këto vlerësime i bëri në programin e parë të Radios holandeze NPO që është pjesë e servisit publik të këtij vendi.
Për tejkalimin e krizës dhe mbajtjen e rekomandimit për negociata, duhet të ketë hetim gjyqësor dhe të ripërtërihet jeta parlamentare në Maqedoni, thot Fejt.
Ai thotë se qëllimi i negociatave me ndërmjetësim evropian në Bruksel është që të arrihet një marrëveshje në të cilën, për shembull, do të vinte deri te një pajtueshmëri për qeveri kalimtare në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë politike.
Poashtu ai thekson se, nuk duhet të dramatizuar çështja e tensioneve ndëretnike.
‘Bisedova me politikanë shqiptar të cilët i njoh nga më herët. Tek ata nuk ka interes ta shfrytëzojnë këtë krizë për prishjen e stabilitetin’, ka then Fejt i cili sa i përket incidentit në Gushincë, nuk e përjashton mundësinë të bëhet fjalë për provokim.
Raportet ndëretnike, thotë ai, duhet të mbikëqyren pa u harruar perspektiva më e gjerë, siç është anëtarësimi në BE.
GYLTENE SINANI
