Maqedoni

Tiranë, Salianji i PD-së dënohet me 1 vit burg

27.09.2024 18:48

Gjykata e Apelit dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji...

Gjykata e Apelit dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për kallëzim të rremë në dosjen “Babalja”, ku në vitin 2018 publikoi një denoncim ku akuzonte vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, se merrej me trafik droge.
 
Salianji ndodhet prej mëngjesit në selinë e PD-së, ku pret që t’i vendosen pranga, por më herë në një konferencë për mediat tha se dënimi i tij është vepër e Edi Ramës.
 
Partia Demokratike po analizon një skenar, sipas të cilit, Salianji të qëndrojë në selinë e PD-së dhe të mos i dorëzohet drejtësisë, pavarësisht se vetë ai tha se do të paraqitet në polici.
Demokratët kanë paralajmëruar protesta masive, e deri në bllokim rrugësh, aeroportesh e universitetesh.
 
Por, mazhoranca pretendon se i gjithë ky skenar, në të vërtetë nuk ka lidhje me merakun për Salianjin, por se opozita kërkon të minojë integrimin në BE.
 
Këto pretendime i referohen anulimit të mbledhjes së Komisionit për integrimin, ku do të diskutohej drafti për hapjen e kapitujve të parë me BE-në më 15 tetor.
 
LULJETA NDOKA