Maqedoni

Parashikimi i motit

28.09.2024 11:10

Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime të ndjeshme...

Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime të ndjeshme pasi masat ajrore të ngrohta me origjinë jugore do ti lënë vendin masave ajrore të ftohta me origjinë veriperëndimore.
 
Në këtë mënyrë për ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura “verore” për arsyen siç u theksua dhe më lartë të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 17°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 33°C.
 
Në Shkup me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32°C.
 
Ndryshon situata për ditën e diel për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.