Maqedoni
VMRO-DPMNE: LSDM nuk ka asnjë gram përgjegjësie ndaj shtetit
25.04.2015 17:43
Ndaj “bombës” së 26 të LSDM të publikuar sot në Gostivar, ka reaguar VMRO-DPMNE...

Me materialet e sotme të montuara, LSDM tregoi se nuk ka asnjë gram të ndjenjës dhe përgjegjësisë ndaj shtetit, por as ndaj “branitellave” dhe qytetarëve tjerë.
LSDM u fut në manipulime që janë kontradiktore, ku secila gënjeshtër është në kundërshtim me tjetrën dhe secila tezë e radhës nuk mban.
LSDM njëherë thotë se shteti po kontrollohet nga partia, ndërsa menjëherë pastaj akuzon se nuk ka pasur kontroll.
Kjo gjë tregon se edhe LSDM e di se po gënjen”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
