Botë

Uragani Helene goditi SHBA-në, të paktën 30 të vdekur dhe dëme materiale

28.09.2024 11:47

Uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Floridën dhe juglindjen e Shteteve të Bashkuara...

Uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Floridën dhe juglindjen e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur të paktën 30 persona në katër shtete amerikane, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për shpëtimin e njerëzve nga vërshimet.

Stuhia arriti erëra maksimale prej 225 kilometrash në orë, kur goditi rajonin e Floridës të enjten në mbrëmje. Por, stuhia shkaktoi dëme edhe më në veri, teksa edhe Karolina e Veriut po përballet me vërshime. Disa spitale në jug të Xhorxhias mbetën pa energji elektrike, ndërkaq një spital në Tenesi u mbyll.Në Floridë janë regjistruar pesë viktima. Viktima janë raportuar edhe në Xhorxhia dhe në dy Kalorinat. Për shkak të stuhisë, mbi 4 milionë shtëpi dhe biznese mbetën pa rrymë mëngjesin e së premtes në Floridë, Xhorxhia dhe Karolinë të Jugut. Edhe Atlanta është prekur nga vërshimet, si pasojë e uraganit. Parashikuesit e motit kanë thënë se pritet që stuhia të dobësohet teksa do të lëvizë përmes Tenesisë dhe Kentakit.