Maqedoni

Kumanovë, ndërron jetë 31 vjeçarja gjatë lindjes

28.09.2024 14:40

Të premten në mbrëmje rreth orës 21:35 në SPB të Kumanovës, drejtori i Spitalit të përgjithshëm, Stefan Trajanovski...

Të premten në mbrëmje rreth orës 21:35 në SPB të Kumanovës, drejtori i Spitalit të përgjithshëm, Stefan Trajanovski, ka informuar se në repartin gjinekologjik ka ndërruar jetë lehona 31 vjeçare nga Kumanova, ndërsa foshnja ka lindur e gjallë.
 
“Dje ka ndodhur një rast i padëshiruar tragjik kur gjatë lindjes ka ndërruar jetë lehona 31 vjeçare, e cila në spital ka qenë e pranuar pardje. Pacientja është pranuar me kontrakcione të lehta dhe është pritur që të paraqiten kontrakcionet spontane dhe me rrugë natyrore të vazhdojë lindja. Është pritur deri dje kur edhe ka filluar edhe stimulimi, por që është shkaktuar ndërprerja e papritur e rrahjes së zemrës. Menjëherë është thirrur anesteziologu për reanimim mirëpo gjatë reanimimit nuk është arritur aksion i zemrës dhe shtypjes së gjakut për çka menjëherë është futur në sallën e operacionit për tu nxjerrurr foshnja.”, tha mes tjerash drejtori i spitalit të përgjithshëm – Kumanovë, Stefan Trajanovski.
 
Drejtori i spitalit njoftoi se foshnja është nxjerrurr e gjallë dhe me urgjencë është dërguar në qendrën urgjente të klinikës për fëmijë në Shkup.
 
“Menjëherë u informova për rastin nga ana e udhëheqësit të repartit dhe pas bisedës informative me ekipin kujdestar menjëherë e informova prokurorin i cili me ekipin hetues menjëherë erdhi në vendin e ngjarjes, ku është kryer ekspertizë detale, janë marrë deklarata nga të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me lehonën.”, deklaroi Trajanovski. 
 
Ndryshe gjatë lindjes kanë marrë pjesë dy mjekë kujdestarë dhe ekipi i anesteziologëve. Ekipi i SPB të Kumanovës së bashku me prokurorin publik menjëherë kanë kryer ekspertizën në spital, kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Ekipet e hetuesisë po kryejnë hetimet për të zbardhur rastin dhe për të konstatuar përgjegjësi eventuale për vdekjen e 31 vjeçares.
 
FATLUM AQIFI