Maqedoni

LSDM: Shqipëria do të jetë perëndim për Maqedoninë

28.09.2024 15:01

Shqipëria do të jetë perëndim për Maqedoninë, kanë deklaruar nga LSDM sipas të cilës VMRO-DPMNE i ka ndërprerë bisedimet me BE-në...

Shqipëria do të jetë perëndim për Maqedoninë, kanë deklaruar nga LSDM sipas të cilës VMRO-DPMNE i ka ndërprerë bisedimet me BE-në. Sipas partisë opozitare Mickoski dhe VMRO-DPMNE ndërprenë bisedimet me BE-në dhe e futën vendin në qorr sokak. Nga të qenurit vend me perspektive të qartë përpara, plan të qartë për zhvillim dhe rritje në çdo fushë në kuadër të BE-së, Mickoski vendosi ta mbyllë dhe izolojë vendin duke e shkatërruar shpresën se këtu mund të jetohet më mirë. 
 
“Ndryshimet kushtetuese janë parakusht për fillimin e negociatave, por fatkeqësisht hapen tema të cilat përveç ndryshimeve kushtetuese do të duhet të jepen përgjigje që janë tema të mënyrës se si jetohet brenda vendit, marrëdhënieve ndëretnike, cilësisë së jetës dhe zhvillimin e ekonomisë.”, deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytiqi.
 
LSDM: Zgjidhje për problemet e pjesmarrësve të 2001-shit
 
Nga LSDM njëherit shprehin gatishmëri që përveç ligjit për të ashtuquajturit branitela, të diskutojnë për zgjidhjen e problemeve të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e konfliktit të vitit 2001. 
 
“LSDM është e gatshme të zgjidh të gjitha problemet të cilat njëherë e përgjithmonë do të mbyllin temat që trazojnë marrëdhëniet ndëretnike siç tha kryetari Venko Flipçe, po e them edhe unë, ne jemi të gatshëm të diskutojmë për zgjidhjen e problemit të gjithëve të cilët kanë qenë të përfshirë në konfliktin e 2001-shës, sepse rrugë tjetër nuk ka. Temat e vështira dhe vendimet e vështira gjithmonë I ka marr LSDM-ja.”, tha Bytiqi.
 
Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE nga e cila vlerësojnë se qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI gjatë shtatë viteve të qeverisjes kishte vetëm një qëllim, si ti mbushin xhepat e individëve në vend që ta realizojnë agjendën evropiane.
 
“Pushteti i LSDM-së dhe BDI-së, me praktikimin e korrupsionit dhe kriminalitetit, e kthyen Maqedoninë shumë prapa në planin e euro integrimeve. Rezultat i qeverisjes shtatë vjeçare të LSDM-së dhe BDI-së është që Maqedonia të mbetet në fund të rrugës drejt BE-së, përkatësisht edhe Shqipëria të shkoj përpara. Personat Zoran Zaev, Venko Filipçe dhe Artan Grubi janë kreatorë të skenarit të zi për Maqedoninë. Çfarë kanë bërë ata në rrugën drejt BE-së?E para kanë gënjyer se Maqedonia i ka filluar bisedimet. E dyta, kanë praktikuar vetëm korrupsion dhe kriminalitet që është krejtësisht e kundërta e angazhimeve të BE-së. Me këtë Zaev, Filipçe dhe Grubi, kanë vulosur jo vetëm stagnimin, por edhe ngecjen e Maqedonisë, në vend të përparimit drejt BE-së”, theksojnë nga VMRO-DPMNE. Sipas partisë maqedonase në pushtet Zaev, Filipçe dhe Grubi janë fajtorët e vetëm për humbjen e shtatë viteve të Maqedonisë në rrugën drejtë BE-së. 
 
NAIM SINANI