Ekonomi
Marzha e produkteve, në fuqi ligji për praktika të padrejta tregtare, Bytyqi: Do të lirohen 2500 produkte
28.09.2024 15:20
Çmime të reja të produkteve ushqimore. Hyn në fuqi ligji për praktika të padrejta tregtare, pas miratimit në kuvend në mars të këtij vitit...

Çmime të reja të produkteve ushqimore. Hyn në fuqi ligji për praktika të padrejta tregtare, pas miratimit në kuvend në mars të këtij vitit, me propozim të deputetëve të LSDM-së. Pritet të ulen çmimet e 2500 produkteve. Deputeti socialdemokrat Fatmir Bytyqi, shprehet se përfundimisht do ti jepet fund manipulimeve me çmimet.
“Me këtë ligj rregullohen 26 praktika të padrejta tregtare, prej të cilave mbi 2500 produkte bujqësore dhe ushqimore do të kenë marzhë të kufizuar prej 10% kurse ulje të çmimit të pritur nga 20 deri në 30%. Kjo do të thotë që nuk do të ketë hapësirë për rritje të paarsyeshme të çmimeve dhe krijim të kostove shtesë që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në buxhetet familjare.”, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi.
Bytyqi, thotë se masat e përkohshme qeveritare nuk japin rezultate. Kufizimi I marzhës për 73 produkt, nuk solli ulje të çmimeve.
Lefkov: LSDM ka keqpërdorur tenderët
Nga VMRO – DPMNE në vazhdimësi janë lavdëruar me masat për ulje të marzhave. Madje gjatë ditës nuk kanë kursyer as akuza se LSDM përderisa ishte në qeverisje nëpërmjet tenderëve ka shfrytëzuar institucionet për përfitime në para.
“Ndërmarrje të afërta me LSDM-në kanë rrotulluar miliona euro para të qytetarëve, nga EMV, nëpërmjet TEC-it deri në shëndetësi ku digjej nga Venko Filipçe. Revizori shtetëror gjatë revizionit për vitin 2021, te një pjesë e furnizimeve publike ka konstatuar lëshime në mënyrën e planifikimit, zbatimit dhe realizimit, me çrrastë për një pjesë prej tyre janë nisur procedura para organeve përkatëse. Gjykata dhe prokuroria me 2% besim, është e ngadaltë dhe nuk shikon atë që sheh I gjithë opinion.”, Mile Lefkov nga VMRO – DPMNE.
Nga VMRO – DPMNE kërkojnë që organet e hetuesisë të shqyrtojnë dhe pronën e kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe.
MERALE ISMAILI