Ekonomi
Bashkësia e biznesit Maqedoni-Shqipëri-Greqi me proekte të përbashkëta deri te fondet e BE-së
25.04.2015 17:47
Maqedonia synon zhvillimin ekonomik në pjesën jugperendimore të vendit, nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitarë edhe me Shqipërinë dhe Greqinë...

Ekonomistët po ndertojnë strrategji të përbashkët për shfrytëzimin e mjeteve që BE i ka vënë në dispozicion të këtyre vendeve.
Poashtu me proekte të përbashkëta më lehtë mund të arrihet deri te fonde tjera nderkombetare theksojnë ata. Përfaqësuesit e Odave ekonomike të tre vendeve vlerësojnë se bashkësia e biznesit duhet të jetë imune nga politika.
“E dime se 10 miljard dollare nga fondi kinez, janë në dispozicion të Evrops Juglindore. Vetëm bashkarisht me proekte të fuqishme mund të fitojmë diçka për këto tre vende”, shprehen nga oda ekonomike e Maqedonisë.
“Ka kohe qe kane zhvilluar bizneset e tyre ne Shqiperi, si biznesin bankar, tregtar dhe telefonik”, shprehen nga oda ekonomike e Shqipërisë.
“Duhet të punojmë për zhvillimin e kompanive, të rriten punësimet e me atë edhe standardi i njerëzve”, shprehen nga oda ekonomike e Greqisë.
Shkëmbimi tregtarë mes këtyre vendeve vazhdimisht po shënon rritje theksuan ata, duke vënë në dukje se shkëmbimi tregtar me shqipërinë vitin e kaluar është shënuar rritje prej 8%, derisa me Greqinë shkëbmimi tregtar arrinë në 930 miljon dollar amerikan.
NAIM RAMADANI
