Botë

Rama fjalim në Asamblenë e OKB-së kërkoi njohje për shtetin e Kosovës

28.09.2024 16:32

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalim në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalim në sesionin e  79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku ka kërkuar njohje për shtetin e Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë bërë atë e sidomos nga pesë vendet e BE-së.  Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirante e komunitetit Euroatlantik, theksoi Rama. AI i quajti tentative për shpërqendrim tërheqjen e paraleles mes konfliktit ruso-ukrainas dhe Kosovës. 
 
“Çdo paralele e hequr artificialisht midis Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për qëllim të shpërqendrojnë dhe hutojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe opinionin ndërkombëtarë, por kur nuk mund të ia arrijnë të zbehin të vërtetën që është, se Kosova tashmë është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtarë, një anëtare aspirante e komunitetit euro-atlantik, e nuk mund të mbahet peng nga askush me justifikime të rreme, duke u nisur nga grupi i pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin vendin e Kosovës, me të drejtë në çdo organizatë e forum ndërkombëtar.”, tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Rama njëherit theksoi përparimin e vendeve të Ballkanit perëndimor përkatësisht bashkëpunimin mes gjashtë shteteve, që shpreh vullnetin e rajonit tonë drejtë perëndimit. Kryeministri shqiptar shprehu edhe mbështetje për Izraelin duke theksuar se nuk ka vend për terrorizmin e Hamasit në një botë paqësore. 
 
NAIM SINANI