Botë

Konflikti ruso-ukrainas, Kievi sërish objektiv i sulmeve Ruse

28.09.2024 17:00

Vazhdojnë sulmet ruse në Donetsk dhe Odessa....

Vazhdojnë sulmet ruse në Donetsk dhe Odessa. Ka civilë të vdekur dhe të plagosur, tha Kievi. Moska pretendon se po përparon në front. Ndërsa lufta vazhdon, presidenti ukrainas Zelensky në SHBA prezantoi atë që ai e quajti planin e fitores së Kievit. Gjatë takimit me kolegun e tij amerikan Biden, i cili paralajmëroi ndihmë ushtarake prej më shumë se 8 miliardë dollarësh, Zelensky foli edhe me kandidatët presidencialë të demokratëve dhe republikanëve, Kamala Harris dhe Donald Trump.
 
“Një plan fitoreje iu prezantua dy kandidatëve për president. Është e rëndësishme për ne që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta kuptojnë drejtpërdrejt Ukrainën. Kjo luftë ruse duhet të përfundojë dhe duhet të përfundojë në mënyrë të drejtë në mënyrë që asnjë agresor të mos bëjë më kurrë atë që bëri Rusia.”, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelensky.