Maqedoni
Gara në gjuhë dhe letërsi shqipe, 40 nxënës pjesmarrës nga i gjith vendi
25.04.2015 17:52
40 nxënës sot garuan në garat republikane të gjuhës dhe letërsisë shqipe të organizuara nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë...

Nxënësit që garuan sot paraprakisht kishin korrur sukses në garat që janë mbajtur në komunat e tyre.
Nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë njoftuan se diplomat që do ti fitojnë fituesit do të vlejnë për regjisstrim në shkolla të mesme dhe per stipendione.
“Sot marrin pjesë 40 nxënës, gati nga të gjitha trevat shqiptare të Maqedonisë, pra në garat republikane të gjuhës dhe letërsisë shqipe për klasat e nënta. Kuptohet se në këto gara, pyetjet dhe detyrat janë nga materiali i klasës së nëntë të arsimit fillor dhe këto gara janë të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për herë të parë që janë të akredituara, kështu që edhe diplomat do të vlejnë për regjistrim në shkolla të mesme, dhe për stipendione të nxënësve”, shprehet kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta.
Nxënësit treguan se ata janë përgatitur gjatë kohë për këtë garë.
“Unë jam Arta Beqiri, jam prej shkollës “Përparimi”, Reçicë e Madhe. Për këtë garë jemi përgaditur bashkë me arsimtaren Emine Muaremi, çdo ditë kemi ushtruar gjithë materialin”, shprehet nxënësja.
“Unë jam Faton Qerimi, vi prej shkollës fillore Hasan Prishtina nga Çairi. Po jam përgaditur qe 1 javë e më tepër, jam përkushtuar shumë dhe mendoj se do ta fitoj këtë garë”, shprehet nënësi.
“Unë jam Diellza Zhuta nga Veleshta e Strugës. Kam ushtruar mjaftë me arsimtarin e gjuhës shqipe”, shprehet nxënësja.
Fitues në këtë garë u shpallen Hadisa Xheladini nga Çairi dhe Diellza Zhuta nga Veleshta. Ata morrën mirënjohje nga ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi.
ERSAN PAJAZITI
