Maqedoni

Parashikimi i motit

29.09.2024 11:11

Krahasuar me ditët e fundit, temperaturat në vendin tonë pritet të ulen....

Dita e sotme do të ketë kalim të një fronti të ftohtë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e veriperëndimit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër. Era do të fryjë me drejtim veriore përgjatë luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 27°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me stuhi të rralla. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, ndërsa tempraturat do të lëviz nga 16 deri në 22°C.