Maqedoni

Dervishi: Teknologjia e bëri informacionin më të kapshëm

25.04.2015 18:05

Teknologjia ka ndryshuar shumë punën e medias dhe gazetarinë si profesion...

Teknologjia ka ndryshuar shumë punën e medias dhe gazetarinë si profesion, media nuk është më ajo që ka qënë nuk është ajo që është dhe nuk do të jetë ajo që e mendojmë kështu vlerson drejtori ekzekutiv i Transparency International Albania gjatë konferencës në Shkup. 
 
“Nëse I kthehemi rolit të medias klasiik që ka qenë të informoj, të zbavis dhe të edukojë nuk është më kjo se janë shtuar kërkesat, në njëfarë mënyre kanë ndryshuar edhe kohërat. Sot fjala është të themi ndërveprimi, ndarja, pjesmarrja, nuk është thjesht më komunikimi që unë e di këtë gje, që unë jam media, unë jam I pushtetit dhe ju do merrni gjërat që un ju servoj, kjo ndodhi pak a shumë kjo për shkak të teknologjisë”, shprehet drejtori ekzekutiv i “Transparency International Albania”, Lutfi Dervishi.
 
Në kohën e sodit sipas Dervishit përmes rrjeteve sociale çdo njeri mund ta luan “rolin” e gazetarit.
 
“Ka edhe model të ri gazetari nuk po them I mir apo I keq, I cili nuk vjen më nga bankat e gazetarisë, nuk vjen më nga shkolla, por është gazetar I rrjeteve sociale. Në tiranë ka disa që janë bërë të njohur vetëm duke postuar nëpër bloqe”, shprehet më tej Dervishi.
 
Sipas Lutfi Dervishit monopoli i informacionit gjithashtu është shkatërruar për shkak se njerëzit janë të prirur të besojnë më shumë atë çfarë shohin dhe dëgjojnë dhe atëperson që ata I besojnë.
 
ERSAN PAJAZITI