Maqedoni

Ligji për “branitellat”, Spasovski: Ka përkrahje edhe nga VMRO dhe E Di

29.09.2024 13:37

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Osliver Spasovski, vlerëson se çështja e të ashtuquajturve “branitela”...

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Osliver Spasovski, vlerëson se çështja e të ashtuquajturve “branitela” duhet të mbyllet prandaj insiston në miratimin e propozimligjit të propozuar nga kjo parti. Spasovski në një intervistë për radion evropa e lirë thotë se, LSDM e parashtroi propozim ligjin pasi ishte e qartë përkrahja edhe nga VMRO-DPMNE edhe nga Lëvizja e Di. 
 
Duhet të mbyllet kjo çështje e cila shumë gjatë është e hapur. Familjet e “branitelëve” të vrarë gjatë nuk u dëmshpërblyen. Në këtë kategori duhet të futen edhe ata që e dhanë jetën në disa fatkeqësi që ndodhën, apo do të thoja tragjedi, si fatkeqësia e helikopterit e kështu me rradhë. Në esencë është me rëndësi vullneti politik dhe konsensusi mes partive politike. Kjo është arsyeja që ne tani e propozuam sepse kishim vullnet të shprehur qartë edhe nga VMRO-DPMNE, edhe nga Lëvizja E DI, edhe nga ana e LSDM-së, të cilat vlerësuan se duhet të miratohet kjo zgjidhje ligjore.”, tha koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Osliver Spasovski.
 
Spasovski: Nuk prish marrëdhëniet ndëretnike 
 
Spasovski nuk pajtohet me deklaratat se propozim ligji për branitellat ndikon në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, apo shkakton tensioneve.
 
“Absolutisht mendoj se nuk duhet të futemi në drejtim të asaj se në këtë mënyrë do të shkaktohet prishje e marrëdhënieve ndëretnike apo tensione të caktuara, për shkak se nuk mundet asnjë debat që hapet në kuvend të jetë debat për krijimin e tensioneve të caktuara.”, tha Spasovski.
 
Spasovski: BDI do të bëhet pjesë e qeverisë Mickoski
 
I pyetur rreth bashkëpunimit opozitar me BDI-në Spsovski me përgjigje se nuk do të befasohej nëse BDI bëhet pjesë e qeverisë, pasi siç thot Spasovski, BDI e ndihmon shpesh VMRO-DPMNE-në.
 
“Jo rrallë herë BDI e ndihmon VMRO-DPMNE-në. Ne vetëm po i shohim veprimet që po ndodhin në këtë periudhë dhe në bazë të asaj që po ndodhë në këtë periudhë ne dalim me qëndrime. Ju kujtohet se kryeministri Mickoski dhe VMRO-DPMNE pas përfundimit të zgjedhjeve, para formimit të qeverisë thanë se BDI tanimë ka mbetur në të kaluarën në Maqedoni, se BDI është partia e cila nuk pyetet për asgjë dhe nuk mund të vendos... Por në esencë qeveria u formua dhe madje para se të formohet qeveria menjëherë kishim takimin e parë dhe bashkëpunimin ndërmjet VMRO-PDMNE-së dhe BDI-së që u zhvillua në kuvend, që kishte të bënte me përkrahjen për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Herën e  dytë është votimi për pushtetin lokal që duhet të miratohet me dy të tretat e votave.”, tha Spasovski.
 
Spasovski thotë se duke e pasur parasysh këtë bashkëpunim mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, pret që në periudhën e ardhshme BDI të jetë pjesë e qeverisë Mickoski.
 
NAIM SINANI