Maqedoni
Mucunski: Nuk do të ketë bllokim të euro integrimeve
29.09.2024 15:37
Edhe pasi Maqedonia e Veriut u nda nga Shqipëria në rrugën e sajë drejt BE-së, Ministri i Punëve të Jashtme...

Edhe pasi Maqedonia e Veriut u nda nga Shqipëria në rrugën e sajë drejt BE-së, Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, thotë se duhet të mbetemi të përkushtuar ndaj reformave, dhe se nga pikëpamja e politikës së jashtme, vendi do të vazhdojë komunikimin me partnerët strategjikë dhe vendet anëtare të BE-së për t’i bindur ata se duam që negociatat e anëtarësimit të hapen sa më shpejt të jetë e mundur.
“Është prioriteti ynë kryesor, por ne jemi në kërkim të krijimit të një sistemi përmes të cilit do të ketë parashikueshmëri në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë”, tha ministri Mucunski në një intervistë për agjencinë MIA-n.
I pyetur rreth informacioneve nga Brukseli se nëse deri në Vitin e Ri nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, do të ndërpriten bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ministri Mucunski thotë se dyshon që një gjë e tillë do të ndodhë.
“Nuk dua të besoj në brifingje. Unë dua të besoj atë që po themi me përfaqësuesit politikë të vendeve anëtare, por edhe me përfaqësuesit e BE-së, dhe kjo është se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor, se dëshiron integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor, dhe nga ky këndvështrim, duke e ditur dhe thelbin e politikës së zgjerimit si politikë e përbërë e BE-së, dyshoj se do të ketë ndërprerje të ndonjë bisedimi me shtetin.”, citohet të ketë thënë Mucunski.
LSDM: VMRO fajtore për mos fillimin e bisedimeve
Ndërkohë nga LSDM sërish kanë deklaruar se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut ka ndodhur për shkak të politikave të gabuara të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.
“Shqipëria po përparon drejt BE-së ndërsa Maqedonai mbetet e fundit në Ballkan vetëm për shkak të sjelljes së pa kuptimtë, të dëmshme dhe jo shtetërore të VMRO-DPMNE-së, fillimisht si opozitë e më pas edhe së pushtet. Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë drejtpërdrejtë përgjegjës për atë se tanimë nuk kemi perspektivë evropiane. Tani, pas debaklit shtetëror që ia përgatitën vendit, pas ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia, VMRO-DPMNE po mundohet ti bëjë qytetarët budallenj. Pas të gjitha bllokadave, pas të gjitha obstruksioneve, destruktivitetit, më në fund, pas të gjitha deklaratave të mundshme të Mickoskit të tipit „jo faleminderit në BE“, sod VMRO-DPMNE po e akuzon LSDM-në.”, thuhet në reagimin e social demokratëve opozitar.
Sa u përket ndryshimeve kushtetuese Arben Taravari nga koalicioni VLEN dit më pare ka deklaruar se rreth Vitit të ri mund të pritet të votohen ndryshimet kushtetuese dhe vendi të mund të fillojnë negociatat me BE-në.
NAIM SINANI
