Dy medalje të arta dhe një të argjendtë për KM Shkupi në Sllovaki

29.09.2024 16:38

Harun Memedi dhe Zaim Zaimi fituan të artën dhe Bashkim Suleimani të argjendtën nga KB Shkupi...

Harun Memedi dhe Zaim Zaimi fituan të artën dhe Bashkim Suleimani të argjendtën nga KB Shkupi në turneun ndërkombëtar “Memorial Maros Tal” në Sllovaki. Mundësit e Shkupit të udhëhequr nga trajnerët Bunjamin Ebipi dhe Ertan Rexhepi regjistruan paraqitje të shkëlqyera në turneun e fortë në Koshice, ku morën pjesë garues nga më shumë se 10 shtete. 
 
Klubet që morën pjesë ishin: Shkupi, Mustut, Brno, Silver, Klaipeda, Vilkaviskis, Irbis Lviv, Zbaraj, Rivne, Rokytne, Terebolija, Zhdolubnyv, Mazouse Teresin, LUX Suples Krasnik, Lukenvarde, Vashash Budapest, Sachepati, Serenc, Slavija Snina, Stara ubovna, Zempliski Hámrov, Kosice 1904, Moldavi Nad Bodvo, Lokomotiva Rimavska Sobota, Bank Prievidza, Fi Djakovo dhe djemtë vendas nga Hrana Kosice. 
 
“Kjo do të shërbejë si një përvojë e madhe për klubin tonë për paraqitjet e ardhshme”, janë shprehur trajnerët pas këtij suksesi.