Basketboll, MZT Skopje dhe Basket Kam fituan Superkupën
29.09.2024 16:39
Skuadra e MZT Skopje dhe Basket Kam, kanë fituar trofeun e parë sezonal në basketbollin vendor...

Skuadra e MZT Skopje, ka fituar trofeun e parë për sezonin 2024/2025 edhe atë në kuadër të Superkupës, në të cilën me rezultatin 78:64 e mundi Pelisterin. Më I spikatur tek skuadra shkupjane ishte Slej me 14 pikë, ndërsa tek manastirasit Bojiq me 26 pikë. Kështu skuadra nga lagja Aerordom, ka vazhduar dominimin e tyre në këto gara, pasi në gjashtë edicionet e ka dominuar në tërësëi dhe tani ka shtatë trofe në garat e Superkupës së Maqedonisë në basketboll për meshkuj.
Ndërsa në kokurencën e femrave MZT Skopje, nuk ia doli të shënojë fitore, pasi skuadra e Basket Kam nga Kamenica, i mundi me rezultatin e lartë 74:54. Skuadra nga Kamenica, që nga fillimi i ndeshjes e ruante epërsinë dhe në asnjë moment kundërshtarëve nuk iu lejoi të afroheshin. Për këtë skuadër ishte ky trofeu i tretë me radhë i fituar në Superkupën e basketbollit për femra. Basket Kam edhe në këtë sezon pretendon të fitojë tre trofe si në kampionat ashtu edhe në garat e kupës. (Gazetar: Safet Ademi)
