Futboll ndërkombëtar, ndalen Bayerni dhe Barcelona

29.09.2024 16:43

Kryendeshjen e javës në Bundesligë, e luajtën Bayern Muich – Bajer Leverkusen, ndërsa ndeshja përfndoi me barazimin 1:1.

Në kryendeshjen e javës së pestë të Bundesligës, në Alianz Arena u përballen kryesuesi i renditjes Bayern Munich dhe kampioni aktual Bayer Leverkuzen. Bayerni dominoi pjesën më të madhe të lojës, ndërsa “aspirinat” patën vetëm tri goditje drejt portës dhe ndeshja përfundoi me barazimin 1:1. Mysafirët avansuan në minutën e 31 të ndeshjes me asistimin e Granit Xhakës. Bayerni me këtë barazim ka ruajtur kryesimin e renditjes me 2 pikë më shumë se RB Leipzig që me 4:0 e kishte mundur Augsburgun. 
 
Barcelona më nuk është pa humbje në La Liga. Pas shtatë fitoreve rresht, Barça u mposht të shtunën nga Osasuna. Madje Osasuna e fitoi me rezultat të thellë, 4:2, ndeshjen që e luajti në shtëpi. Ishte hera e tretë gjatë historisë në të cilën Barcelona kishte 7 fitore në 7 ndeshjet e para të një sezoni. Tata Martino në sezonin 2013/14, kishte 8 fitore dhe këtë rekord Hansi Flik, dëshironte ta barazojë  po në këtë përballje me Osasunën dhe nuk ia doli. Kroati Budimir ishte hero i skuadrës vendase pasi ia doli të shënojë dy gola. (Gazetar: Safet Ademi)