Maqedoni
100 ditë qeverisje, Taravari shpalosi të arriturat në shëndetësi
29.09.2024 16:50
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga Nju Jorku përmes një video-mesazhi

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga Nju Jorku përmes një video- mesazhi, shpalosi të arriturat në lëmin e shëndtësisë në 100 ditë qeverisje. Ai tha se kemi filluar rimëkëmbjen e sistemit të shëndetësisë i cii tani më sipas tij është çliruar nga epidemia e korrupsionit dhe po u shërben qytetarëve.
“Ky sistem tani është çliruar nga epidemia e korrupsionit dhe po u shërben qytetarëve mirëfilli. Në këtë periudhë të shkurtër ne kemi shënuar shumë rezultate. Do të veçoj vetëm disa:
- 1. Zhbëmë pozitën e drejtorëve ekonomikë për të zvogëluar shpenzimet e panevojshme dhe minimizuar mundësinë e korrupsionit nëpër klinika;
- 2. Siguruam punësimin e 600 specializantëve privatë të cilët do t’u shërbejnë qytetarëve;
- 3. Pas mëse 10 vitesh u azhurnua lista pozitive e barnave për 9 barna të reja gjenerike, gjithsej 87 barna në forma të ndryshme;
- 4. Siguruam mjete për përfundimin e Spitalit të Kërçovës dhe Shtipit, si dhe po rikonstruojmë Spitalin Klinik të Tetovës;
- 5. Siguruam 10 milionë euro për pastrimin e ajrit në objektet shëndetësore;
- 6. Blemë paisje në vlerë prej 1 milion euro për Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive;
- 7. Siguruam pajisje moderne siç janë rezonanca magnetike me vlerë 1.3 milionë euro, si dhe dhe një mikroskop kirurgjik më të avancuar për Klinikën Universitare të syrit;
- 8. Nisëm rikonstruimin e godinës ku do të vendoset qendra e parë ditore për adoleshentët dhe të rriturit me spektrin autik;
- 9. Rinovuam ambulancën neurologjike të Klinikës për sëmundje të fëmijëve”, tha Taravari.
