Maqedoni

Ekspertët: “Bomba” për monstrën e mireseardhur për ndriçimin e rastit

25.04.2015 18:11

Përgjimet e paralajmëruara nga opozita si prova që kanë të bëjnë me rastin Monstra...

Përgjimet e paralajmëruara nga opozita si prova që kanë të bëjnë me rastin Monstra, janë të mirseardhura, deklaron eksperti juridik Bekim Kadriu nese epilogu i së cilës mund të jetë lirimi i të akuzuarve.
 
Duke pasur parasysh kontrollin e pushtetit mbi gjyqësorin dhe prokurorin Kadriu shprehet se rasti Monstra është rast i montuar dhe pa prova. Ai thotë se të akuzuarve në rastin Monstra u takon e drejta e kompensimit për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut duke filluar nga prezumimi i pafajsisë.
 
“Duke pasur parsysh ndikimin që ushtron partia në pushtetin gjyqësorë ,duke pasur parasysh kontrollin që ka edhe në prokurori edhe në pushtetin gjyqësorë unë mëndoj se në rastin Monstra të dënuarit tani më janë të dënuar pa arsye dhe nuk ka prova të mjaftueshme që ata të jenë të dënuar.Natyrisht cdo provë e re që do ta dëshmonte këtë tezë do të shkonte në favor tët të akuzuarve dhe në favor të zhvillimit të një procedure të re në përfundimin e së cilës do të silleshte një aktgjykim ku këta persona do të liroheshin nga dënimi dhe normalisht do tu takonte e drejta për të qenë të kompenzuar për shkeljet flagrante që i janë bërë lirive dhe të drejtave të njeriut sidomos që kanë të bëjnë me prezumimin e pafajsisë së pari me dënimin pa prova dhe vuajtjen e burgut pa pasur prova të duhura”, shprehet eksperti juridik Bekim Kadriu.
 
Sipas Bekim Kadriut ndikimi  në pushtetin gjyqësor  pa pa poseduar prova te sakta çon në dënime maksimale, që për një sisitem të mirfilltë ligjor është e papranueshme.
 
Vrasja e pesfishtë në afërsi të liqenit të Smillkovcës ku humbën jetën pesë persona të përkatësisë maqedonase ka ndodhur më 12 prill të viti 2012 ndërsa për të u akuzuan 7 shiptarë.
 
Rami Sejdi u lirua në mungesë të provave  ndërsa Alil Demiri,Afrim Ismailoviq,Agim ismailoviq,Haki Aziri,Fejzi Aziri dhe Sami Luta u dënuan me burg të përjetshëm.
 
FLORIJE KAMBERI