Maqedoni

Parashikimi i motit

30.09.2024 08:55

Java në vendin tonë parashikohet të nisë me mot të kthjellët, ndërsa zonat malore pritet të kenë kalime vranësirash....

Moti sot do të jetë me diell dhe më i ftohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore (mbi 70 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 22 gradë.
 
Në Shkup me diell me vranësira të vogla lokale dhe erë të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.
 
Nesër do të vazhdojë të fryjë e fortë, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fortë nga veriu herë pas here do të kalojë 70 km/h.
 
Më pas në dy ditët në vijim do të mbajë mot me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje graduale. Nga e enjtja priten reshje të reja shiu herë pas here më të dendura.