Botë
Uragani Helen, të paktën 91 viktima në ShBA
30.09.2024 09:42
Numri i të viktimave nga uragani Helen, i cili shkaktoi dëme të mëdha në pjesë të SHBA-së lindore dhe juglindore që nga e enjtja...

Numri i viktimave nga uragani Helen, i cili shkaktoi dëme të mëdha në pjesë të ShBA-së lindore dhe juglindore, që nga e enjtja ka arritur në të paktën 91. Në Karolinën e Veriut, që është dhe shteti më i goditur, raportohet për 37 viktima.
Të paktën 25 persona të tjerë u zhdukën në Karolinën e Jugut, 17 në Xhorxhia, 11 në Florida dhe 1 në Virxhinia, sipas njoftimeve nga autoritetet lokale. Uragani Helen zbarkoi në veriperëndim të Floridës të enjten. Më pas u zhvendos drejt veriut, duke u dobësuar gradualisht, por duke lënë pas dëme të mëdha.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe shkatërrimi i shkaktuar nga uragani Helen.”, tha presidenti amerikan, Xho Bajden, duke nënvizuar se rruga për rikuperimin e zonave të prekura “do të jetë e gjatë”.
