Botë

Izraeli vijon sulmet ndaj Rripit të Gazës

30.09.2024 10:52

Të paktën 25 palestinezë, përfshirë në mesin e tyre gra dhe fëmijë u vranë në sulmet që ushtria izraelite...

Të paktën 25 palestinezë, përfshirë në mesin e tyre gra dhe fëmijë, u vranë në sulmet që ushtria izraelite kreu në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësi i Administratës së Mbrojtjes Civile në Gazë, Mahmud Basal, tha se në pjesën jugore, 4 persona përfshirë gra dhe fëmijë humbën jetën në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj një shkolle në të cilën ishin strehuar palestinezët e zhvendosur me forcë në Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës. Ndërsa 5 persona të tjerë, përfshirë edhe fëmijë, humbën jetën në sulmet që ushtria izraelite kreu sërish në rajonin Jabalia në veri ndaj shtëpive të familjeve Abu Naser dhe Semur.
 
Në sulmin izraelit ndaj shtëpisë së familjes Harara në qytetin e Gazës bëhet e ditur se humbën jetën 3 persona dhe se shumë të tjerë përfshirë gra dhe fëmijë u plagosën. Në qytetin e Gazës një hapësirë tubimi iu nënshtrua sulmit ajror izraelit dhe në sulm humbën jetën 3 persona. Në sulmin e kryer ndaj shtëpisë Fashlan në pjesën qendrore humbi jetën një person, ndërsa në sulmin tjetër ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat humbi jetën një persona. Dy persona tjerë humbën jetën në sulmin me zjarr artilerik në Kan Junis në jug të Rripit të Gazës.