Botë

Komanda e KFOR-it kthehet tek italianët më 11 tetor

30.09.2024 11:45

Më 11 tetor komanda e forcave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë, do t’i kthehet italianëve...

Më 11 tetor komanda e forcave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë, do t’i kthehet italianëve. Në pozitën e komandantit të KFOR-it, në vend të gjeneralmajorit Ozkan Ulutash do të vie gjeneralmajori Enrico Barduani.
 
Ulutash ishte komandanti i 28 i KFOR-it deri Barduani do të jetë i 29-ti. Sipas njoftimit të misionit të Aleancës Veriatlantike në Kosovë, ceremonia e ndërrimit të komandës do të bëhet në ora 9:30.
 
Ngjarja kryesohet nga Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. Munsch.