Maqedoni
Tentimet e mundshme për destabilizimin e vendit, Toshkovski: MPB-ja do të kundërpërgjigjet ashpër
30.09.2024 13:31
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se dikasteri me të cilin ai udhëheq është i gatshëm t’i përgjigjet...

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se dikasteri me të cilin ai udhëheq është i gatshëm t’i përgjigjet në mënyrë adekuate çdo lloj sfide që mund të cenojë stabilitetin e vendit. Në këtë drejtim MPB-ja nuk do të ketë mëshirë dhe do të përgjigjet ashpër ndaj çdo tentimi apo nxitje të tensioneve etnike, thotë ai.
“MPB-ja është e gatshme t’i përgjigjet çdo sfide në të ardhmen, sidomos sfidave që do të jenë të fokusuar për destabilizim të Maqedonisë, nëse ato ndodhin. Në të ardhmen, praktikisht MPB-ja ashpër do të përgjigjet, kështu që MPB-ja është e gatshme. Shumë herë deri tani është thënë se shërbimet në kuadër të formave institucionale që i kemi në vend dhe po merren me këtë çështje, po shkëmbejnë informacione të ndryshme deri tek udhëheqësit kompetent, informacione të cilat janë ndarë edhe me kryeministrin dhe presidenten. Kur themi se MPB-ja në mënyrë adekuate do të përgjigjet, e kam fjalën se MPB-ja ka kapacitete adekuate për t’u përgjigjur në mënyrë që do të jetë e nevojshme me vetmin qëllim, që çdo qytetarë të jetë i sigurt.”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Incidenti në autobusin e “Rojal Travel”, Toshkovski: MPB-ja heton rastin
MPB-ja është duke vepruar edhe në zbardhjen e plotë të rastit me autobusin e kompanisë “Rojal Travel”, i cili para dy ditësh, duke u kthyer nga Greqia shpërtheu në tym. Më pas udhëtarët, të cilët ishin në ankth dhe panik dhe në pamundësi për t’u hapur dyert e autobusit, thyen dritaret e autobusit.
“MPB-ja periudhën e kaluar ka hapur një numër të madh hetimesh dhe vepron në mënyrë profesionale dhe nevojitet kohë që në kuadër të një procedure ligjore, duke i respektuar të gjitha parimet dhe rregullat në veprim ligjor nga ana e secilit që është involvuar në këto procedura parahetimore dhe hetimore që janë ndërmarrë. Rezultate do të ketë aty ku do të kemi prova se është shkelur ligji, standardet dhe procedurat operative.”, - theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Përveç kësaj MPB-ja, tha Toshkovski, punon edhe në zbardhjen e plotë të rastit me sulmin fizik ndaj kryetarit të FFM-së, Muamed Sejdini. Të gjitha këto Toshkovski i tha gjatë hapjes së qendrës rajonale për trajnim dhe certifikim K9, projekt ky i financuar dhe mbështetur nga Misioni i OSBE-së.
REXHEP QAMILI
