Ekonomi

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

30.09.2024 14:10

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,19 % në raport me vendimin e datës 23.9.2024.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,155 denarë për kilogram.
 
Nga data 1.10.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 74,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 76,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 67,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 41,672 (denarë/kilogram)