Maqedoni
Gruevskit i skadoi dënimi me burg, vjetërsohet lënda e rastit “Tanku”
30.09.2024 15:47
Është vjetërsuar lënda për rastin “Tanku”, me çka ish-kryeministri, Nikolla Gruevski...

Është vjetërsuar lënda për rastin “Tanku”, me çka ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, tërësisht i është shmangur dënimit me burg prej 2 viteve, e që ka të bëjë me furnizimin me Mercedesin luksoz.
Më 4 tetor të vitit 2018, Gruevski mori aktvendim për vuajtje të dënimit, por për shkak se kanë kaluar 6 vjet, prej 4 tetorit të vitit 2024, dënimi më nuk do të vlejë. Sipas ligjit, “parashkrimi i ekzekutimit të dënimit ndodh në çdo rast kur ka kaluar dyfishi i kohës nga sa kërkohet me ligj për parashkrimin e ekzekutimit të dënimit”.
Kanë reaguar nga “Alternativa”, sipas tyre me intervenim të drejtpërdrejt të BDI-së në ndryshimet e Kodit Penal, Nikolla Gruevskit, kryeministrit të mëparshëm dhe politikanit të dashur të Ali Ahmetit, i skadon edhe një dënim me burg. Kjo është edhe një gozhdë e Ahmetit në arkivolin e padrejtësisë, të cilën e instaloi regjimi i tij 22 vjeçar, thuhet në kumtesën e kësaj partie.
