Maqedoni

Ligjin për “Branitellat”, Dauti nuk e vendos në rend të ditës

30.09.2024 16:13

Edhe përkundër insistimit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, kryetarja e Komisionit për Çështje Sociale pranë Kuvendit...

Edhe përkundër insistimit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, kryetarja e Komisionit për Çështje Sociale pranë Kuvendit, Ilire Dauti,  tha se nuk do ta vendosë në rend të ditës Ligjin për “Branitellat”. Ajo porositi se ata duhet ta ripërpunojnë propozimin teksa shtoi se ka skaduar afati për vendosjen e këtij ligji në rend të ditës.
 
“Ju kisha lutur juve personalisht dhe të gjithë kolegëve që t’i drejtoheni vetes tuaj në rend të parë dhe mos të luani me ndjenjat e qytetarëve. Ju e dini se një ligj i tillë na kthen në kohë pas, na kthen në vitin 2001. E nderuar kolege, në atë konflikt atëherë ka pasur dy palë të përfshira dhe unë kam thënë disa herë deri tani dhe kam qenë shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë, nëse ju nuk jeni gati që ta pranoni realitetin multietnik dhe ta kuptoni se RMV-ja ka vetëm një buxhet, ku mblidhen të gjitha taksat dhe tatimet e të gjithë qytetarëve. Unë nuk mund ta shkel Kushtetutën, ashtu siç e bëni ju, më saktë nenin 9 të Kushtetutës.”, - deklaroi mes tjerash kryetarja e Komisionit për Çështje Sociale, Ilirie Dauti.