Zjarr para Parlamentit, deputetët e opozitës u vendosin flakën karrigeve
30.09.2024 17:47
Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë...

Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë u kanë vendosur flakën karrigeve të tyre, të cilat i nxorën nga ambientet e brendshme të Parlamentit.
Seanca e cila nisi me tensione të menjëhershme, në protestë për dënimin e Ervin Salianjit, u pasua me nxjerrjen e karrigeve nga deputetët e opozitës. Këta të fundit lyen ato me benzinë dhe më pas i dogjën, ndërsa u desh ndërhyrja e gardistëve përreth për shuarjen e zjarrit.
