Botë
Falluxha : IS e merr në kontroll një pendë me rëndësi
25.04.2015 20:20
Luftime të ashpra kanë ndodhur në veri të Falluxhas në mes të forcave irakiane dhe militantëve të Shtetit Islamik...

Derisa trupat dhe tanket irakiane i janë kthyer frontit sot, militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë pjesërisht në kontroll një pendë uji në lumin Thirthar.
Një video e militantëve e postuar në internet tregon luftetarët e IS-it duke ecur lirshëm nëpër pendën në fjalë, e cila shërben për kontrollimin e vërshimeve në Bagdad dhe qytete të tjera./evropaelire
