Maqedoni

Parashikimi i motit

01.10.2024 09:00

Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët e vranësira...

Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës kryesisht në relievet malore të territorit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 10°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 25°C. 
 
Në Shkup temperatura minimale do të zbresë deri në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23°C.
 
HMRC njoftoi se të mërkurën do të mbajë mot stabil dhe me diell dhe mëngjes të ftohtë. Të enjten do të ketë vranësira të shtuara, ndërsa pasdite kryesisht në zonat perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu.
 
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik ditën e premte, gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme, në disa vende do të ketë reshje të herëpashershme, të cilat do të jenë më të shumta, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht, bën të ditur HMRC, do të ketë kushte për shfaqjen e një stuhie.