Maqedoni
Filloi ora e parë akademike në universitete
01.10.2024 11:23
Filloi ora e parë akademike për studentët....

Filloi ora e parë akademike për studentët. Shumica e fakulteteve në vend kanë ulur kuotat për shkak të interesit të dobët të studentëve.
Interesim më të madh ka për të studiuar në fakultetet e shkencave natyrore dhe teknike. Mbi 300 studentë më pak se vitin e kaluar në fakultetin më të kërkuar - FINKI. Universitetet thonë se emigrimi dhe rënia e natalitetit, faktorët kryesorë pse ka rënë numri i studentëve të regjistruar. Nëse ky trend vazhdon, situata do të jetë edhe më e keqe në vitet në vijim, theksojnë profesorët universitarë.
