Botë
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bojkoton komisionet parlamentare
01.10.2024 11:59
Opozita ka vendosur që të bojkotojë të gjitha komisionet parlamentare të cilat janë planifikuar për t’u mbajtur ditën e sotme....

Opozita ka vendosur që të bojkotojë të gjitha komisionet parlamentare të cilat janë planifikuar për t’u mbajtur ditën e sotme.
Në komisionet parlamentare aktualisht po marrin pjesë vetëm deputetët socialist. Ndërkohë, opozita nisi paraditen e së hënës bojkotin e pjesshëm të komisioneve parlamentare, si pjesë e aksionit të saj të mosbindjes civile, për shkak të burgosjes së deputetit, Ervin Salianji. Gjatë ditës së djeshme, vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka morën pjesë në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane, ku është diskutuar për draft-pozicionin negociues për grupimin e parë të kapitujve për negociatat për anëtarësimin në BE.
Seanca plenare e ditës së djeshme u shoqërua me kaos ku u hodhën sende në drejtim të kryetares së Kuvendit. Mes të tjerash deputetët e Partisë Demokratike pasi bllokuan foltoren, u larguan nga aty ku ata morën karriget dhe i hodhën jashtë ambienteve të Kuvendit ku iu vendosën flakën. Kuvendi ndërkohë pritet të marrë masë disiplinore për 24 deputetë demokratë. Opozita ka paralajmëruar një protestë mbarë kombëtare më 7 tetor në orën 18:00, që do të nisë para Kryeministrisë dhe do të shpërndahet në të gjitha rrugët.
