Kurti në Poloni për Forumin e Sigurisë, Ballkani njëra prej temave kryesore

01.10.2024 13:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesënë Forumin e Varshavës për Siguri, kanë bërë të ditur nga zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri Kurti edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do të mbajnë një fjalim me temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e gjeopolitikës dhe integrimit evropian”.

Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni”, bën të ditur zyra e kryeministrit.