Maqedoni
1 Tetor - Dita ndërkombëtare e të moshuarve, rriten pensionet për 2.500 denarë në vend
01.10.2024 14:39
Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve - 1 Tetori, pensionistët e vendit tonë u gëzuan me rritje të pensioneve për 2.500 denarë....

Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve - 1 Tetori, pensionistët e vendit tonë u gëzuan me rritje të pensioneve për 2.500 denarë. Me ndryshimet e fundit të Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor rreth 340 mijë pensionistë prej sot kanë fituar të drejtën e rritjes lineare të pensioneve të tyre. Pensionistët e anketuar nga TVM2 përshëndesin rritjen dhe me padurim presim të faturohen pensionet e tyre të rritura.
“Kemi dëgjuar që do të rriten pensionet, mirëpo ende nuk jemi të sigurt, pasi që ende nuk i kemi marrë.”, - tha një pensionist.
“Do të duhet të jem i kënaqur, sado kudo këtë rritje do ta kemi në ndihmë.”, - tha një pensionist tjetër.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se rritja lineare e pensioneve do të sigurojë rritje të standardit jetësor të pensionistëve.
“Rritja lineare e pensioneve është një nga premtimet kyçe të realizuara parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila ka në fokus përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe gjendjes ekonomike të vendit në përgjithësi. Rritja lineare e pensioneve është një nga premtimet kyçe të realizuara parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila ka në fokus përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe gjendjes ekonomike të vendit në përgjithësi.”, thuhet në komunikatën e MPPS-së.
Por, për të përmirësuar dhe rritur standardin jetësor të moshës së tretë, sigurisht se nuk është e mjaftueshme vetëm rritja prej 2.500 denarëve, shtojnë pensionistët. Sipas tyre, pensionet duhet të jenë mbi 400 euro, pasi që një pjesë e tyre mezi mbijetojnë muajin. Andaj më me fat janë ata pensionistë, të cilët, përveç pensioneve të tyre mujore, financiarisht ndihmohen nga të afërmit e tyre në migrim apo ata qytetarë të cilët jetojnë në vendlindje dhe gëzojnë pensionet e tyre të fituara në vendet e Evropës.
“Tash të them të drejtën, unë nuk varem vetëm prej pensionit tim. I falënderoj 6 fëmijët e mi që më ndihmojnë. Nuk i kam afër, më afër e kam vetëm vajzën time në Kërçovë, ndërsa tre vajzat tjera jetojnë në Çikago dhe Austri, dhe po ashtu kam edhe dy djem në Austri.”, - tha arsimtari i pensionuar, Ismail Xheladini.
“Në Shkup pensionet më të vogla duhet të jenë së paku 400 euro. Unë kam pensionin e Francës.”, - u shpreh një pensionist tjetër.
Çdo 1 tetor festohet si Dita ndërkombëtare e personave të moshuar, për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e tyre të dhënë në shoqëri. Shpresa e tyre e vetme është përveç të pasurit shëndet, të kenë edhe të ardhura të mjaftueshme për të kaluar pjesën tjetër të jetës më me dinjitet.
REXHEP QAMILI
