Maqedoni
Komunikacioni në rrugën Prilep-Resnjë është në ndërprerje
26.04.2015 14:40
Për shkak të rëshqitjes së dheut në aksin rrugor A3 Prilep-Resnjë në qarkoren e Manastirit...

Për shkak të rëshqitjes së dheut në aksin rrugor A3 Prilep-Resnjë në qarkoren e Manastirit, komunikacioni ende është në ndërprerje. Automjetetet riorientohen përmes Manastirit.
Për shkak të sanimit të rrëshqitjes së dheut, aksi rrugor te pjesa prej digës Mavrovë deri në fshatin Mavrovë do të jetë i mbyllur për komunikacion të automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve në periudhën prej dy muajve.
Komunikacioni për automjete po zhvillohet sipas projektit të komunikacionit për regjim të përkohshëm të komunikacionit, të miratuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Komunikacioni për automjete të rënda transportuese dhe autobusë mund të zhvillohet përmes fshatit Leunovë.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia
