Liga e Kampionëve, Milani dhe Barcelona në kërkim të fitores së parë

01.10.2024 16:15

Skuadra e Milanit është në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kampionëve dhe gjen në rrugën e tij kampionët e Gjermanisë, Bayer....

Skuadra e  Milanit është në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kampionëve dhe gjen në rrugën e tij kampionët e Gjermanisë, Bayer. Kampionët në fuqi të Bundesligës kanë regjistruar 13 gola që nga rikthimi nga pushimi ndërkombëtar i shtatorit. Ndërsa Milani i ka fituar të tria paraqitjet e mëparshme në Serie A me rezultatin e përgjithshëm 9-1. Në këtë ndeshje duhet të luajë nga minuta e parë Granit Xhaka.
 
“Duhet të luajmë në mënyrë inteligjente me topin kundër topit, të kemi durim, të jemi gjithmonë gati, të përqendrohemi gjithmonë kundër Milanit. Është nder të kemi Milanin këtu në shtëpinë tonë nesër. Do të na duhet një ndeshje perfekte nga ana jonë. Do të duhet të jemi gjithmonë të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes. Ne nuk duam t'i lëmë ata të dominojnë lojën, janë të mirë në kundërsulme.”, tha Xabi Alonso, trajner i Bayer Leverkusen.
 
Gjithashtu edhe skuadra gjigande Barcelona, është në kërkim të fitores së parë në këtë sezonë tek kampionët. Katalonasit sonte përballen me zviceranët  e Jang Boys. Në mesfushën e skuadrës zvicerane konkurojnë tre shqiptar- Jashar Dema, Lutfi Dalipi si dhe Kastriot Imeri.
 
“Para se gjithash  janë lajme të mira. Për ne është me rëndësi se mund të llogarisim në Frenkin. Nuk e di sa do luaj 10, 20 apo 45 minuta.  Krahas asaj që nuk e kan nisur mirë sezonin, kemi pasu mundësi të shofim se kanë lojtarë të mirë dhe janë shum të mirë në kundërsulme. Do të përballemi me skuadrën më të mirë për momentin. Duam ti fitojmë tri pikët e para në Ligën e Kampionëve.”, tha Hansi Flick, trajner i FC Barcelona.
 
Për dallim nga raundi I parë, kësaj radhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve, do të zhvillohen në terminin e rëndomte e martë e mërkurë. (Gazetar: Safet Ademi)