Pensionimi, Iniesta i jep fund karrierës së mahnitshme
01.10.2024 16:17
Spanjolli Andres Iniesta ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 40-vjeçare...

Spanjolli Andres Iniesta ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 40-vjeçare. Siç raporton Relevo, Iniesta ka vendosur t'i japë fund karrierës së tij dhe ka ndërmend ta shpallë vendimin më 8 tetor. 40-vjeçari është pa ekip prej se u largua në verë nga Emirates Klub i Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi i përfundoi kontrata.
Iniesta, që shënoi golin e fitores për Spanjën në finalen e Kupës së Botës të vitit 2010 ndaj Holandës, postoi një video duke vizatuar në një mural të tij. Dhe shkroi: “Së shpejti. 8, 10, 24”. Është dita kur pritet të shpall pensionimin nga futbolli. Numri 8 paraqet numrin e fanellës së tij.
Iniesta debutoi në vitin 2002, pasi kaloi akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia.
