ATP Peking, Alkaraz dhe Sinner përballen në finale

01.10.2024 16:18

Tenisti spanjoll Karlos Alkaraz, është kualifikuar në finale e ATP turneut në Peking...

Tenisti spanjoll Karlos Alkaraz, është kualifikuar në finale e ATP turneut në Peking, pasi sot në ½ finale me 2:0 (7:5, 6:3) në seta e mundi rusin Danil Medvedev. Ndeshja zgjati 1 orë e 28 minuta. Ndryshe kjo ishte përballja e tyre e tetë mes vete, ndërsa spanjolli shënoi fitoren e gjashtë. 
 
Alkaraz  fitues I sivjem i Roland Garos dhe Uimbëldon, në finale do të përballet me  italianin Janik Siner, i cili po ashtu sivjet ka fituar një grend slem turne. Reketi numër 1 në botë Siner në ½ finale e mundi kinezin Bua me 2:0 në seta. Setin e dytë italiani në taj brek e fitoi pas 1 orë e 12 minutave lojë. Kështu Alkaraz në këtë finale  do të jetë në kërkim trofeut të katërt në këtë vit kalendarik ose gjithsej të 16 që nga fillimi i ATP karierës.