Sfidat e reja të Bankave Qendrore, Siljanovska: Reformë në sistemin monetar ndërkombëtar

01.10.2024 16:40

Është e nevojshme reforma e sistemit monetar ndërkombëtar...

Është e nevojshme reforma e sistemit monetar ndërkombëtar që vendet e vogla të përfshihen në mënyrë më të barabartë dhe përputhshmëri më të madhe të Bankave Qendrore, tha presidentja Siljanovska-Davkova në Konferencën e 10-të ndërkombëtare të guvernatorëve të Bankave Qendrore, të organizuar në Shkup.

Për një stabilitet më të madh ekonomik është e nevojshme të zvogëlohet varësia nga importi, të mbahet popullsia e re, produktive në vend dhe të mos bllokohet nga fqinjët dhe të sfidohet identiteti kombëtar.

“Neve për fat të keq, me pa të drejtë po na ndërpritet e drejta për zhvillim, edhe atë jo për shkak kritereve të Kopenhagës, por për shkak të kërkesave të disa shteteve fqinje, të cilat dëshirojnë të bëjmë revizion historisë sonë, duke mos respektuar identitetin kulturor dhe etnik. Dhe si pasojë e kësaj të padrejte, të rinjtë, të cilët janë forca kryesore lëvizëse e ekonomisë sonë, po largohen.”, - deklaroi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Bezhovska: E ulëm inflacionin nga 14% në 3%

Inflacioni i lartë e uli fuqinë blerëse të qytetarëve dhe u rrit norma e interesit, që nuk ishte matës popullor i Bankave Qendrore, thotë guvernatorja, Bezhovska. Bankat Qendrore arritën të ulin inflacionin nga 14 në 3 për qind.

“Të rejat më të reja rreth inflacionit tregojnë se kemi një inflacion prej 3 për qind dhe që është një tregues se kemi një koordinim, e që është një dallim i madh në krahasim me 14.3 për qind që ishte edhe përqindja e saj më e lartë në fund të vitit 2022. Kurse në rastin tonë konkret, inflacioni është ulur në 2.2 për qind.”, - theksoi guvernatorja e BPRMV-së, Anita Angellovska Bezhoska.

“Bankat Qendrore duhet shpejtë të fillojnë të implementojnë teknologji të reja inovative, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale në mënyrë racionale, të qartë dhe të kontrolluar. Këtë inteligjencë artificiale shumë banka në botë janë duke e përdorur.”, - u shpreh drejtori ekzekutiv i KRBW-së, Mark Uzan.

Pasojat e luftës ruso-ukrainase, pandemia e Kovidit, ndryshimet klimatike, inteligjenca artificiale dhe ruajtja e pavarësisë nga ndikimi politik janë disa nga sfidat me të cilat janë përballur Bankat Qendrore vitet e fundit. (Fitim Kryeziu, TVM2)