Shqipëri, opozita vijoi me skenarët e dhunës, Prokuroria nisi hetimet për 23 deputetë të opozitës, përfaqësitë diplomatike shprehin shqetësimin

01.10.2024 16:57

Opozita shqiptare vijoi me skenarët e dhunës...

Opozita shqiptare vijoi me skenarët e dhunës dhe kaosit në seancën e fundit plenare në shenjë revolte për burgosjen e deputetit demokrat, Ervin Salianji, për kallëzim të rremë. Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për 23 deputetë të opozitës për shkatërrim të pronës me zjarr dhe goditje për shkak të detyrës.

Organizatori i aksionit, Flamur Noka, do të hetohet si personi që hodhi benzinën dhe dogji karriget e Kuvendit, si dhe për përplasjen fizike me deputetin socialist, Petro Koçi. Për “shkatërrim të pronës me zjarr” akuzohet edhe Bledion Nallbati, i cili ndihmoi Nokën t’i vinte flakët Kuvendit.

Ndërsa, mbi Gazment Bardhin, kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, rëndon akuza “goditje për shkak të detyrës”, pasi hodhi në drejtim në kryeparlamentares Spiropali këmbën e karriges, duke i rrezikuar jetën.

20 deputetët e tjerë, të cilët në shenjë revolte nxorën karriget nga salla plenare në oborrin e Parlamentit, kostoja për zëvendësimin e tyre do të mbahet nga pagat e ligjvënësve demokratë.

Nga ana tjetër, grupi i PS-së kërkon përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së. Të shqetësuara u shprehën përfaqësitë diplomatike në Tiranë, si Gonzato dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Revolta e demokratëve pas arrestimit të Ervin Salianjit vazhdon me bojkot të Kuvendit. Asnjë deputet i opozitës nuk mori pjesë në komisionet parlamentare këtë të martë. (Luljeta Ndoka, TVM2)