Maqedoni

Shpallen konkurset për ndarjen e bursave, aplikimi elektronik do të zgjatë deri më 15 tetor

01.10.2024 18:20

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton  se janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2024-2025 dhe  gjenden në linkun. Afati i fundit për aplikim është 15 tetor 2024.
 
Siç theksojnë nga MASh-i, bëhet fjalë për gjithsej 9 kategori të ndryshme bursash, ndërsa kushtet për të drejtën e shfrytëzimit të bursës, si dhe dokumentet e nevojshme janë të shënuara në secilin prej konkurseve.
 
“MASh-i ofron mbështetje për aplikuesit përmes Sektorit  për standardin e nxënësve dhe studentëve. Kontaktet personale të të gjithë punonjësve, përfshirë punonjësit e këtij sektori, janë të shënuara  në linkun. Gjithashtu, për pyetje shtesë, aktive është adresa elektronike [email protected] .”, theksohet në kumtesën nga Ministria.