Maqedoni
IShP, nxënësit e “Pulevskit” u helmuan nga ushqimi
01.10.2024 18:46
Toksinat nga bakteri stafilokoku shkaktuan helmimin e 140 fëmijëve...
Toksinat nga bakteri stafilokoku shkaktuan helmimin e 140 fëmijëve në shkollën fillore “Gjorgija Pulevski” në Shkup.
Këtë e kanë vërtetuar edhe rezultatet e mostrave të ushqimit që iu janë servuar nxënësve nga klasa e parë deri në të tretën, të cilët ditë më parë ankoheshin për dhimbje të forta stomaku.
Instituti i Shëndetit Publik saktëson se në ushqimin e nxënësve, gjegjësisht në një ëmbëlsirë janë gjetur gjurmë të bakterit të rrezikshëm, që nxënësit kanë marrë si vakt të ngrohtë dhe që i kanë dorëzuar shkollës nga një kompani e jashtme.
