Maqedoni

Parashikimi i motit

02.10.2024 08:52

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim të thata me origjinë jugore....

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites të cilat vijnë në shtim gradual në orët e vona të mbrëmjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale prej 19 deri në 25°C.
 
Në Shkup mëngjesi do të jetë më i freskët, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell me erë të dobët juglindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25°C.
 
Pasditen e së enjtes do të ketë reshje të herëpashershme shiu kryesisht në zonat perëndimore. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik të premten dhe gjatë fundjavës në disa vende do të ketë reshje të herëpashershme të shiut që do të jenë më të bollshme, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive.